Anglezët gjejnë fajtorin, ja kush e “eliminoi” Anglinë…

Postuar: 12/07/2018 - 21:54

   Tifozët anglezë duket se e kanë zbuluar arsyen përse është eliminuar Anglia nga gjysmëfinalja e Botërorit nga Kroacia.

Bëhet fjalë për Mick Jagger, i cili ishte i pranishëm në stadium mbrëmjen e djeshme dhe kjo prani e tij vazhdon të konsiderohet si ters për ekipin që ai mbështet.

Ikona e Rolling Stons ka një historik jo shumë pozitiv në lidhje me pranitë e tij në aktivitetet të tilla futbollistike. Në botërorin e vitit 2010 ai mbështeste Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe së bashku me ish-presidentin Bill Klinton ishin në tribunë, kur në atë ndeshje SHBA-ja u mund 2-1 nga Gana dhe u eliminua.

4 vite më pas në botërorin tjetër Jagger zgjodhi të mbështeste organizatorët e botërorit Brazilit në ndeshjen kundër Gjermanisë kur ata u turpëruan 7-1. Duke patur këtë historik, tifozët anglez gjithmonë i druheshin mbështetjes dhe pranisë së tij, deri kur e panë në tribunën e stadiumit të Moskës në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme kundër Kroacisë, ku nën mbështetjen e tij 3 luanët u eliminuan nga botërori.

Një tjetër provë për dyshimet e të gjithëve…

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   U përfol në media se çifti i njohur Ledion Liço dhe Sara Hoxha do të realizojnë në muajin gusht cremoninë e tyre martesore.

   Një futbollist i njohur i Premier League, ka paguar “qimet e kokës” tek një gangster evropian që t’i shpëtonte thyerjes së këmbëve, pa

Kayleigh Danielle nga Stanley mbeti shtatzënë në moshën 13-vjeçare dhe të gjithë i thanë se nuk do përfundonte studimet pasi duhet të kuj

Emelia Holden është kamarierja 21-vjeçare në Vinnie Van Go-Go's në Savannah, Gjeorgji, e cila ka rrahur klientin pasi ky i fundit e preku

Një modele është kritikuar nga fansat e saj që nuk është mirë nga trutë e kokës.

Në fillimet e saj Çiljeta nuk e ka nisur karrierën si këngëtare, por si aktore.

   Rekord i ri në sistemin tonë diellor.

   Gjatë botërorit 2018 ish banorja e Big Brother, Rike Roçi, ka qenë pjesë e paneleve në emisionin sportiv në Top Channel.