Jeni lodhur duke i marrë me radhë të gjithë butikët në qytetin e Durrësit, për të krijuar veshjen ideale që dëshironi?

Të pakënaqura me tregun e ngushtë që ekziston në qytetin e dytë më të madh në vend, janë të shumta durrsaket që shpenzojnë kohën e tyre të pushimit duke rendur butikëve dhe qendrave tregtare, (shpeshherë duke vajtur deri në kryeqytet, ku ndodhen dyqanet e markave të shumëllojshme) në kërkim të atyre produkteve cilësore, të bukura, me klas e mbi të gjitha me çmime të arsyeshme.

Për këtë ka menduar butiku më i ri i sapohapur në qytetin e Durrësit, “Artigli”. I vendosur në një nga rrugët më të frekuentuara, (pranë ish-lulishtes “1 Maji” përballë bustit të Azem Hajdarit), brendi italian ju ofron koleksionin e fundit të sezonit vjeshtë/dimër 2017-2018.

Dedikuar grave që vlerësojnë feminilitetin dhe vazhdimisht janë në kërkim të frymëzimeve të reja për imazhin e tyre, koncepti i modës “Artigli” është i targetuar për një klientelë shumë kërkuese dhe në të njëjtën kohë të ndërsjelltë, kurioze dhe dinamike në natyrë.

Pëlhura dhe fijet janë zgjedhur me kujdes për të shtuar në çdo pjesë vlerën unike të stilit italian dhe prodhimi është rezultat i një eksperience disavjeçare që mban nën kontroll çdo fazë të krijimit të produktit.

Kreativiteti dhe cilësia janë pikat e forta të markës “Artigli”. Një koleksion patjetër i gjithanshëm dhe me një objektiv unik: feminiliteti.

S.L.