Një fotograf i kafshëve të egra ka kapur momentin jashtëzakonisht të rrallë të një balene 20 tonëshe, që hyn e del nga uji në një shfaqje të mahnitshme.

John Goodridge, 54 vjeç, zbuloi gjitarin madhështor disa kilometra larg Sydney Head në Australi, pasditen e së dielës.

Pamja madhështore ndodhi vetëm për pak çaste përpara disa njerëz me fat që dëshmonin ngjarjen spektakolare të balenës rreth 9 metra të gjatë.

Gjitari gjigant u hodh pranë hyrjes së Sydney Heads në port, duke lënë me gojë hapur të gjithë personat që mundën ta ndiqnin live këtë spektakël të paharrueshëm.