"Bëj magji, të fejoj direkt me të dashurin", femrat shqiptare nëpër fallxhore për të 'mbërthyer' partnerët

Postuar: 13/01/2018 - 10:56

Nuk janë të pakta vajzat shqiptare që gjejnë çdo mënyrë për të arritur tek mashkulli që duan, duke përdorur kështu metoda nga më të errëtat.

Po flasim pikërisht për magjinë, një praktikë që duket se është ende e pranishme në shumë zona të thella të vendit tonë, dhe jo vetëm.

Në kërkim të fatit, apo ndonjë mënyre për ta bërë njëherë e mirë për vete mashkullin që duan, shumë të reja duket se bien pre e mashtruesve.

I tillë është edhe rasti i një fallxhori me iniciale H.B, i cili sipas një denoncimi që ka mbërritur në redaksinë e "JOQ.al", premton të bëjë magji dashurie thjesht nëpërmjet një fotoje të nisur online.

Ja ç'shkruan ai në rrjetet sociale:

A deshiron te pushtosh zemren e dikujt? A do te pelqente te fejohesh me personin qe te pelqen me shume?

Po sikur te mundeshe te riktheheshe tek i/e dashura jote per te cilen provon ende sot dashuri..?

Jam i gatshem te jap ndihmen time edhe per te zgjidhur konfliktet e jetes bashkeshortore, ose qe bashkeshorti juaj t'ju dashuroj si kurre me pare.Harmonizoje jeten tende familjare. Elimino konkurrencen ne boten e dashurise. Behu i perzgjedhuri i asaj/atij.

Rikthehu te shijosh jeten tende te dashurise. Rizgjoje pasionin e partnerit per ty. Bej ne menyre qe burri te mos te te tradhetoj me.

Gjithcka kryhet ne distance. Nuk ka nevoje te takohemi personalisht. Nevojitet 1 fotografi e personit qe deshiron t'i bejme magji dashurie."

Mund të duket e pabesueshme, por ky fallxhor nuk është i vetmi që premton mrekulli të tilla.

Ky është pa dyshim një fenomen i shëmtuar dhe i padrejtë, i cili duhet denoncuar me zë të lartë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mes një spektakli të pazakontë për ekranet televizive shqiptare, ka kulmuar edhe programi ‘The Voice Kids’, në ekranin e Top Channel.

Reperi i njohur Stresi, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, tregoi të vërtetën rreth arrestimit të tij të disa ditëve më parë.

   Bota e muzikës është në zi, pas ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme të producentit dhe DJ me famë botërore Tim Bergling, i njohu

  Në rrjetën e peshkatarëve të Durrësit ka rënë një “peshk” i pazakontë.

   DJ i njohur Avicii ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare në Oman.

   Me ëndrrën dhe shpresën për një jetë më të mirë, Rupesh Thomas nga India, u zhvendos në Angli me vetëm 600 paund në llogarinë e tij.

Qëndrimi me orë të zgjatura nëpër kafene është kthyer në diçka të zakonshme për shqiptarët.

Kënga “Madam” e këngëtarit Mozzik theu rekordin e radhës duke marrë më shumë se dy milionë klikime pasi u pëlqye shumë nga publiku.

Artisti me famë botërore dhe shumë i dashur, kryesisht nga brezi i ri, është shfaqur i transformuar teksa ka pozuar për brandin e njohur