Legjenda e reperit Grime Stormin nuk ka mund dot të mposhtë betejën me kancerin. Kanë qenë miqtë e tij ata që kanë njoftuar se Stormin ka ndërruar jetë.

Stormin në vitin 2016 u tha fansave të tij se ishte duke luftuar me kancerin e lëkurës, i cili i ishte përhapur dhe në qafë. 

“Unë mund të pranoj se kam bërë disa gjëra të këqija në kohën time, por kam bërë edhe shumë të mira, dhe pyes veten pse duhet të më ndodhte kjo? A është kjo një provë?”, u ka thënë ai fansave të tij.

Më vonë ai publikoi albumin#BRB (Be Right Back), dhe i njoftoi përsëri fansat se shendeti i tij ishte përmirësuar shumë, por mesa duket semundja është shfaqur përsëri dhe i mori jetën.