Beyonce dhe Jay-Z për herë të parë në një turne në Itali, datat kur mund t'i ndiqni

Postuar: 13/03/2018 - 08:47

Quhet “On the Run II” turneu i çiftit të famshëm Jay-Z dhe Beyonce, që do të sjellë kaq afër nesh një nga çiftet më të suksesshëm të showbiz-it botëror.

Llogaria në “Instagram” e Beyonce-s e ka bërë zyrtar lajmin: këngëtarja amerikane dhe bashkëshorti i tij do i rikthehen skenës bashkë dhe në Itali do të performojnë bashkë për herë të parë, raporton “tgcom.it”.

Turneu i ri botëror, “On The Run II”, parashikon një sërë takimesh live, ku përfshihen dy etapa italiane: 6 korrik në stadiumin “San Siro” në Milano dhe më 8 korrik në stadiumin “Olimpico” në Romë.

Turneu i ri është i dyti për çiftin më të dashur në botën e muzikës.

Në 2014-n, dy artistët ishin protagonistë të “On The Run Tour”, me 20 koncerte në mbarë Amerikën, plus dy data në Europë, në Paris.

Për Jay-Z është performanca e parë para publikut italian, ndërsa Beyonce rikthehet pas dy vjetësh, pasi ka performuar më 2016-n në San Siro.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ishull i largët brazilian edhe pse ka ndaluar lindjet e fëmijëve, këtë fundjavë banorët kanë festuar lindjen e foshnjes së parë në 12

Realizohet një hundë elektronike, në gjendje të nuhasë praninë e qenieve njerëzore duke u bazuar te gazrat që dalin nëpërmjet frymëmarjes

Këpucët me takë janë një nga aksesorët “must” për çdo femër, por gjithashtu edhe “makthi” më i madh.

Të gjithë myslimanët që agjërojnë, nuk hanë e nuk pinë nga agimi deri në perëndim.

Sipas “Independent”, gjysma e punonjësve që nisin një punë të re, krijojnë përshtypje të para negative.

Quhet “mjeshtri i shkurreve”, ose ndryshe “nëpërka me vrima” dhe është nëpërka më e gjatë e këtij lloji.

Të sapomartuarit Duka dhe Dukesha e Sussex-it u siguruan që e ndjera Princeshë Diana të ishte prezente në ditën e tyre më të lumtur.

Pasi u ngjit në teatrin e Korçës me ‘Vetëvrasësin’, aktorja durrsake Olta Gixhari tani kthehet me një rol në film.

E kishte pritur shumë gjatë këtë moment dhe donte ta bënte të veçantë, siç do e ëndërronte çdo vajzë.

Shefi i dasmës mbretërore ishte zgjedhur Mark Flanagan.