Fenomeni natyror “bombë uji”, i cili nënkupton një sasi mjaft të madhe reshjesh të përqendruara në të njëjtin vend dhe në një kohë shumë të shkurtër, ka shkaktuar probleme të mëdha në kryeqytetin italian, Romë.

Ka qenë ora 15.40, kur rrugët u pushtuan nga uji, pemët u shkëputën nga rrënjët dhe u rrëzuan mbi automjete, ndërsa plazhistët nxituan nëpër streha, në pritje që stuhia e tmerrshme të pushonte.

Disa rrugë janë mbyllur nga policia, deri në largimin e trungjeve dhe degëve të pemëve.