Një “lavë bombë”, një copë fluturuese e shkëmbit të shkrirë, goditi një varkë turistike në oqean, pranë ishullit të madh të Hawaii-t, duke goditur çatinë e anijes dhe duke plagosur njerëzit në bord, konfirmon departamenti zjarrfikës i ishullit.

Mediat e huaja raportojne se paku 23 persona kane mbetur te plagosur, kur zjarri i laves goditi anijen turistike me 52 persona brenda.

Sipas mjekeve, dhjetë vetë u trajtuan në vend kur varka arriti në Wailoa Harbor, ndërsa pjesa tjetër u dërgua në spital.

Turistët kane pare tmerr me sy pasi vetem kete nuk e kishin imagjinuar. Si pwr ironi tw fatit, kompania që organizoi udhëtimin u kishte premtuar një “përvojë që do t’u ndryshonte jetën”.

Nga ana e tij, Departamenti i Tokës dhe Burimeve Natyrore të Hawaii-t ne deklaraten e bere njoftoi se anija kishte lundruar “jashtë zonës së sigurisë të Gardës Bregdetare të SHBA-së” në momentin që ishte ‘bombarduar’ nga lava”.

Rojet bregdetare per te shmangur probleme te tjera me rrezik per jeten, u kerkojne anijeve te respektojne kufirin e sigurisë prej 300 metrash, e vendosur rreth të gjitha pikave hyrëse të llavës.