Njihet për jetën e shfrenuar që bëhet gjatë sezonit turistik, e ndikuar kjo edhe nga numri i madh i turistëve të huaj. Por një gjë e tillë nuk ishte parë deri më tani, ose të paktën nuk ishte bërë publike.

Në ishullin grek Mikonos, kalimtarët janë habitur kur kanë parë një femër gjysmë të zhveshur mbi një fuoristradë “Porsche” dhe një burrë që e filmonte dhe bënte lojëra erotike me të.

Gjithçka zhvillohej përpara syve të botës. E sikur të mos mjaftonte kaq, pas pak mbi makinë del edhe një tjetër femër gjysmë e zhveshur që merr pjesë në “lojën” e tyre. Në mes të ditës, në mes të njerëzve, çmenduri të tilla ndodhin vetëm në Mikono.