Në fillimet e saj Çiljeta nuk e ka nisur karrierën si këngëtare, por si aktore. Dhe nëse e mbani mend ka luajtur përkrah aktorit të shquar Arben Derhemi në filmin "Ishte koha për dashuri". Vetë këngëtarja është bërë nostalgjike dhe ka postuar një pjesë të këtij filmi. 

"Kur shikon veten 16 vjet me pare "Ishte kohe per Dashuri" me regji nga Ylli Pepo dhe fraza ime preferuar ne gjithe filmin esht Floriiiii ku po shkonnnn", shkruan këngëtarja krahas videos.

Mirëpo njëra nga fanaset ka pikasur një detaj, pikërisht hundën e artistes.

"Mire e ke pas hunden mi, ç'pate qe e operove", shkruan ajo.

"Atë mendova dhe un kur e pash, edhe pse s'ka naj ndryshim të madh. Po hajd mo ment e kokes thuj", ja kthen këngëtarja.