Ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e një cunami të tmerrshëm, që mund të godasë brigjet lindore të Australisë dhe të vrasë miliona njerëz brenda pak orëve.  

Ekziston një në pesë shanse që një dallgë e madhe të godasë një prej zonave më të populluara australiane, brenda gjeneratës së ardhshme.

Sipas përllogaritjeve, shanset që një cunami të godasë New South Wales dhe Queensland, janë të larta.

Në Sydney, rreziku nga cunami konsiderohet i lartë, por rreziku nga katastrofat e tjera konsiderohen të ulëta, apo shumë të ulëta.

Cunami i vetëm i regjistruar në Gold Coast përgjatë dekadës së fundit ishte në shkurt të 2010 -ës, kur ky breg u përball me një dallgë 42 centrimetra, që erdhi si pasojë e një tërmeti në Kini.