Deputetja tregon çastin më të tmerrshëm të jetës

Postuar: 14/11/2017 - 20:06

   Deputetja e Lushnjes, Tatjana Nurçe përkujtoi sot përmes emisionit “Rudina”, në Tv Klan, djalin e saj të ndjerë Toni.

Nurçe rrëfeu natën kur ndodhi ngjarja. Ajo zbuloi se mori vesh që diçka e keqe kishte ndodhur përmes një mesazhi.

“Zoti më mbajti mendjen e kokës”, tha deputetja, ndërkohë që tregoi se në ato momente familja e saj po përgatitej të festonte Vitin e Ri.

“Kam patur dy siklete në jetën time, është vëllai im Isufi dhe djali im Toni me të cilin ngritëm një biznes elitar në Lushnje. Të flasësh për ta është shumë e rëndë, por duket se teoria e kompesimit funksionon them se edhe Zoti ndaj më dha atë lloj biznesi. Kënaqem shumë kur martoj dy njerëz. Tani fatkeqësisht do t’i shoh nga larg.

Ishte nata e Vitit të Ri 2015-2016, unë isha duke bërë pako për njerëzit që duhej t’i respektoja. Fola me fëmijët dhe vëllanë dhe ashtu siç ishim të lodhur, po bëheshim gati të festonim. Më vjen një mesazh i çuditshëm që më kishte ndodhur një gjë. Me thënë të drejtën tani që e mendoj them: Zoti më mbajti mendjen e kokës”.

Unë kisha një djalë shumë të mirë, ai ishte përgjegjës i kontrollit në Tatimet e Qarkut pas një shkolle që mbaroi në Danimarkë. Por, kështu ishte shkruar”, rrëfeu deputetja Nurçe.

“Nuk është motivi im të vishem me të zeza dhe ta ndjej gjënë. Djali pak ditë para se të ndodhte kjo gjë, më sjell rroba që i kishte bërë ime motër Mirela Nurçe dhe më tha: Nëse ti do heqësh rrobat e zeza nuk do t’i veshësh më kurrë, por për dajën nuk të them gjë. Unë tani jam 59 vjeç nuk mund të vishem me të kuqe”, tha Nurçe më tej.

29 – vjeçari Elton Piro udhëtonte me makinë kur u aksidentua për vdekje në autostradën Fier – Lushnje. Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 Dhjetor të 2015 -ës. /tvklan.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një 6-vjeçar ka fituar rreth 11 milionë dollarë vitin e kaluar thjesht duke i bërë recension lodrave në kanalin e tij në Youtube.

   Prej më shumë se 20 vitesh i mungon skenës shqiptare. Sot, Burbuqe Rada, ka një tjetër profesion, shumë larg muzikës.

   Një grua është përshkruar si shumë fatlume pasi ka shpëtuar nga dallgët e forta të detit, ku u zhyt për të shpëtuar qenin e saj.

   Një grua e cila u përdhunua gjatë kohës që ishte e dehur, ia tregoi ngjarjen bashkëshortit të saj, por analiza e ADN-së zbuloi se auto

Sipas parashikimeve në një periudhë të caktuar, këto janë shenjat që do të bëhen milionerë.

Çfarë ndodh brenda një vullkani aktiv dhe si duket pamja brenda tij? 

Edhe në moshën 50-vjeçare, Pamela Anderson vazhdon të mahnisë me paraqitjen e saj.

   Ekipi i sigurisë së Presidentit Erdogan është një nga shërbimet më të përgatitura dhe të famshme, por askush nuk do ta kishte menduar

   Futbollistët njihen për përdorim makinash super të shtrenjta e herë pas herë edhe për aksidente spektakolare.

   Një peshkaqen i bardhë me përmasa gjigante, madhësia e të cilit shkon nga pesë deri në gjashtë metra është shfaqur në një nga plazhet