Një i ri italian, pas ndarjes me ish-të dashurën nisi t’i dërgonte kësaj të fundit buqeta me lule për t’i ndryshuar mendjen, me qëllim që të rilidheshin.

Por pikërisht këto buqeta i sollën telashe 30-vjeçarit, që tashmë akuzohet për përndjekje.

Në buqetat me lule, i riu nga Roma vendoste edhe kartolina me deklarata dashurie për ish-partneren, por kjo e fundit, e bezdisur nga ato, e denoncoi në polici.

E tashmë i riu është në pritje të vendimit të gjykatës.