Vitet nga 2018 deri në 2022 do të jetë edhe më të nxehta nga se parashikohej nga modelet klimatike, sipas një studimi të publikuar sot që analizon ndryshimet e ngrohjes globale.

Variacionet e temperaturave mesatare vjetore varen nga ndryshimi klimatik i shkaktuar nga aktivitetet e njeriut por edhe nga variacionet e vetë klimës, që i bënë më të vështira parashikimet nga viti në vit.

Për të detajuar më shumë këto parashikime, një ekip shkencëtarësh ka shpikur një sistem të ri parashikimi që quhet "ProCast", i bazuar në një metodë statistikash dhe modelesh klimatike ekzistuese.

Për vitin 2018-2022, ky algoritëm parashikon një periudhë më të nxehtë nga normalja që do të përforcojë përkohësisht ngrohjen globale, sipas studimit të publikuar në revistën shkencore "Nature Communications", që thekson se ngrohja klimatike nuk është një proces i njëtrajtshëm dhe monoton.

Për shkak të ngrohejs klimatike, planetit i është rritur temperatura me 1 gradë Celcius që prej epokës paraindustriale, që përkon mesatarisht me +0,01 gradë Celcius në vit. Por kjo rritje mund të jetë, sipas viteve, e balancuar ose në të kundërt të përforcohet nga variacionet natyrale të klimës.

"Për sa i përket periudhës 2018-2022, impakti i variacioneve natyrore të klimës do të jetë ekuivalent me një rritje mesatare të ngrohjes dy herë më të lartë se sa ai që vjen vetëm nga ngrohja e shkaktuar nga njeriu", theksoi autori kryesor Florian Sevellec, i Laboratorit të Oqeanografisë Fizike dhe Hpësinore.

Tre vitet e kaluara kanë qenë më të nxehtit e regjistruar ndonjëherë dhe, pavarësisht angazhimet të shteteve firmëtare të marrëveshjes së Parisit në vitin 2015 për të reduktuar prodhimin e gazeve me efekt serrë, planeti po shkon drejt një bote me një temperturë +3 gradë Celcius më shumë se sa në periudhën paraindustriale, ku priten më shumë thatësira, uragane apo territore të mbytura nga ujërat./ATA.