Një pilot ka arritur të shpëtojë 151 jetë njerëzish falë profesionalizmit të tij të lartë dhe aftësisë për ta ulur avionin në pistë edhe pasi nuk iu hapën gomat e para.

Pak pas ngritjes në fluturim, piloti i Airbus 330 që ishte nisur nga Medina dhe do të udhëtonte drejt Dakës konstatoi problemin hidraulik.

Pasi provoi ta hapte gomën edhe manualisht gjatë manovrave në ajër për më shumë se 3 orë, piloti Umit Atlatirlar vendosi të kryente uljen e detyruar para se t’i harxhohej i gjithë karburanti.

Avioni me 141 pasagjerë dhe 10 pjesëtarë të ekuipazhit kreu uljen vetëm me gomat e prapme, teksa kabina e avionit fërkohej për pistën duke lëshuar shkëndija në ajër.

Piloti ia doli ta mbante në pistë avionin në uljen e detyruar në Cidde dhe të gjithë shpëtuan pa asnjë dëmtim.