E hëna e tretë e janarit konsiderohet si dita më e dëshpëruar e vitit dhe quhet e hëna e kaltër.

E quajtur "Blue Monday", për 2018-ën, është e hëna e 15 Janarit.

Braktisja e rezolutave të Vitin e Ri, kushtet e motit dhe borxhet pas Krishtlindjeve luajnë të gjitha një rol në atë se si ndihemi në këtë kohë të vitit.

Por çfarë është Blue Monday?

Ajo konsiderohet gjerësisht si një ditë e zymtë dhe shumë zgjedhin që të qëndrojnë në shtëpi dhe të bëjnë aktivitete sa më shplodhëse e argëtuese për ta kaluar këtë 24 orësh.

Ajo u shpik nga një kompani reklamash, por është kthyer në një event të përvitshëm, si një mundësi për të sfiduar fatin dhe parashikimet dhe për të bërë gjithçka për t’ia kaluar sa më mirë… duke mposhtur kështu zymtësinë që e shoqëron.