“Ditët e Librit” në universitetin e Durrësit (FOTO)

Postuar: 23/04/2018 - 09:22

Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit është një mundësi për të nxjerrë në pah fuqinë e librave. Libri ka qenë historikisht instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive. Liria dhe shoqëria demokratike kanë lindur pikërisht në kulturën librore dhe pa libra, zhvillimi i qytetërimeve do të kishte qenë krejt i pamundur.

“Sipas Unionit Botëror të të Verbërve”, një në çdo 200 njerëz në gjithë globin nuk shohin, rreth 246 milionë të tjerë kanë vështirësi në shikim. Këta persona kanë akses në vetëm 10% të informacionit të shkruar që ne lexojmë dhe shohim. “Është detyra jonë të promovojmë leximin dhe shkrimin, për të luftuar analfabetizmin dhe varfërinë, për të forcuar themelet e paqes, si dhe për të mbrojtur profesionet dhe profesionistët që kanë të bëjnë me botimin. Le të bashkohemi së bashku për të festuar librat si dëshirë për të ndarë idetë dhe njohuritë, për të frymëzuar mirëkuptim, tolerancë dhe shoqëri gjithëpërfshirëse”. Ky është mesazhi i UNESCO-s në Ditën Botërore të Librit dhe të të Drejtave të Autorit.

Sot, më shumë se kurrë, është koha që brezi i ri të nxirret nga gropa thithëse e internetit dhe e rrjeteve sociale, për t’u ngjitur në shkëmbin e fortë të kulturës librore. Ndaj, me rastin e Ditës Botërore të Librit, në bibliotekën e UAMD-së u organizuan “Ditët e Librit”. Aktivitetet nisën në datën 18 prill me një panair dhe u mbyllën ditën e hënë, teksa studentë e pedagogë, patën mundësinë të zbulonin “Prijësin e Palavdishëm” të autorit Enton Bido si dhe të mblidheshin për një takim letrar me shkrimtaren Arlinda Guma.

Po ashtu, studentët e Fakultetit të Edukimit vazhduan fushatën e tyre të mbledhjes së librave nën moton “Shpirti në një libër”. Në Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, një pjesë e këtyre librave do t’i dhurohen Bibliotekës së Universitetit të Mitrovicës në Kosovë.

UAMD falënderon studentët e pranishëm në këto aktivitete dhe që kanë përqafuar idenë se libri është shoqëruesi i domosdoshëm i ndryshimit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë takimeve me popullin në disa qarqe të ndryshme të vendit, ka ripërsëritur disa herë nëse qytetarë

   Grupi Google You Owe, që përfaqëson 4.4 milionë përdorues të iPhone, akuzon Google duke i kërkuar 4.29 miliardë dollarë kundër grumbul

   Fituesja e Eurovisionit nga Izraeli, Netta u komentua shumë pas fitores për shkak të këngës së saj që nuk u prit dhe aq mirë.

   Padiskutim ajo është një nga gjyshet më sexy por dhe një nga këngëtaret më të kuruara edhe pse nuk është e brezit të ri.

Biologët po paralajmërojnë për një invazion të krimbave gjigantë grabitqarë në territorin e Francës përmes katër kontinenteve.

Një dhëndër është divorcuar nga nusja vetëm 15 minta pasi u martuan sepse u ndje i ofenduar nga kërkesa e çmimit të nuses që i bëri vjehr

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Milanit, braziliani Ronaldinjo do të martohet me dy femra njëkohësisht!

Dua Lipa po ngjit shumë shpejt shkallët e karrierës dhe ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar.

   Sot mbushen 10 vite nga ndarja tragjike nga jeta e themeluesit të Top Medias dhe njeriut që revolucionarizoi median në Shqipëri.

   Çdo shenjë e zodiakut është super e zgjuar dhe spikat për një karakteristikë tipike. Gjeni se cila është e juaja.