Djali i vogël i artistit të njohur durrsak Florian Vlashi, Martini ka festuar ditëlindjen.

Me këtë rast, babai i tij, violinisti me një karrierë ndërkombëtare shumëvjeçare mbi supe, ka bërë një postim mallëngjyes në Facebook, të cilin e shoqëron me një foto ku shfaqet së bashku me Martinin disa muajsh.

“Nje thenie e vjeter japoneze thote se femijet lindin si nje leter e bardhe. Jemi ne qe shkruajme mbi te…
Gezuar Ditelindjen, Martin! Shpresoj te kemi shkruar gjera te bukura ne "letren tende"!”
,- shkruan Vlashi.

Çifti i artistëve Florian Vlashi dhe Rediana Lukaçi prej shumë vitesh e kanë ndërtuar karrierën e tyre artistike në Spanjë dhe më gjerë.

Edhe dy djemtë e çiftit, Danieli dhe Martini, kanë ndjekur gjurmët e prindërve duke regjistruar sukseset e para në muzikë.

Postimi i Florian Vlashit:

Nje thenie e vjeter japoneze thote se femijet lindin si nje leter e bardhe. Jemi ne qe shkruajme mbi te…
Gezuar Ditelindjen, Martin! Shpresoj te kemi shkruar gjera te bukura ne "letren tende"!
*
Un viejo refrán japonés dice que los niños nacen como una carta en blanco. Somos nosotros que escribimos allí…
Feliz Cumpleaños, Martin! Espero que hayamos escrito cosas bonitas en "tu carta"!

M.B.