Djali takon për herë të parë nënën biologjike pas 33 vitesh, në fillim ajo refuzon (FOTO)

Postuar: 20/05/2018 - 13:32

Blerimi i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për të falënderuar nënën që e kishte rritur dhe për t’i premtuar që do t’i qëndronte pranë gjithmonë. Por ai i kishte kërkuar programit edhe që t’i gjenin nënën e tij biologjike.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” e kishte gjetur nënën biologjike të Blerimit, e cila kishte pranuar ftesën për të ardhur në studio. Gjatë bisedës që u zhvillua midis Arbana Osmanit dhe Terezës u kuptua që Tereza kur kishte qenë e re kishte lindur një fëmijë. Por ajo nuk e dinte nëse fëmija kishte jetuar.

Arbana zbuloi që në anën tjetër të ekranit ishte pikërisht djali i saj, Blerimi, i cili e kishte kërkuar prej vitesh. Në momentet e para Tereza e kishte shumë të vështirë këtë situatë dhe nuk pranoi që të fliste me të, madje u largua pa e parë. Dëshira për të takuar mamanë me djalin pas 33 vitesh bëri që Arbana të ndiqte Terezën në prapaskenë duke këmbëngulur që ajo të takonte djalin e saj.

Në praninë e kamerave dhe pse pa audio, pas bashkëbisedimit që Tereza bëri me Arbanën u arrit që Blerimi të shkonte në prapaskenë dhe të takonte për herë të parë nënën e tij biologjike.

Blerimi takoi Terezën dhe i tha që: “Më ke falur jetën dhe të falenderoj për këtë gjë. Çdo gjë që ke kaluar në jetë e paçsh hallall. Unë kam 33 vite që të kërkoj, por për gjithçka ta kam bërë hallall”.

Më pas Tereza takoi familjen e Blerimit, bashkëshorten dhe vajzat e tij.

Tereza e emocionuar dhe e gëzuar në të njëjtën kohë u shpreh se: “Unë nuk kam ditur asgjë, por ti qenke me të vërtetë një fëmijë i mrekullueshëm!”. /TCH/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është vetëm dy vjeç por është duhanpirës.

Një grua nga Britania e Madhe, ka jetuar 28 vjet me një lente kontakti të ngecur në sy pasi e kishte humbur pas një goditjeje të marrë gj

Videot e nuseve që vallëzojnë janë zakonisht “të qeta” dhe të bukura.

Me temperatuart e larta në Kolumbi, vendasit në qytet kanë nevojë për dushe të ftohta edhe për një arsye tjetër.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një video teksa është duke u qethur tek berberi.

   Vera Graboca dhe vajza e saj, Linda, kanë një marrëdhënie shumë të veçantë nënë e bijë, aq sa me njëra-tjetrën duken si dy shoqe të ng

   Rudina Magjistarari është një nga moderatoret më të dashura të publikut shqiptar. 

   Një trend i ri ka “pushtuar” Instagramin.

   Kreu i vendit është duke pushuar në jug të vendit këtë verë, dhe në rrjetet e tij sociale ai është shumë aktiv, duke ndarë me të gjith