Spartaku i Moskës do të ketë një përballje të rëndësishme mbrëmjen e sotme. Ata do të ndeshen ndaj Liverpulit me synimin për tu kualifikuar në fazën e mëtejshme të Ligës së Kampionëve.

Mesa duket, një pjesëtare e stafit të ekipit rus ka gjetur çelësin e suksesit për këtë ndeshje. Doktoresha seksi Viktoria Gameva, e specializuar në kardiologji, u ka kërkuar lojtarëve të eliminojnë seksin përpara kësaj ndeshjeje, për të ruajtur përqendrimin maksimal dhe për të qenë në formë.Gjithsesi Spartaku do të ketë një punë me të vërtetë të vështirë për të bërë, pasi ndodhet në vendin e tretë me 6 pikë, dy më pak se Sevilja e vendit të dytë dhe një me pak se Liverpuli që kryeson grupin.