Drejtori i Ujësjellësit në qytetin e Sarandës, Sheme Lulo i habiti të gjithë, kur deklaroi gjatë një interviste në një televizion lokal se ka provuar qëllimisht t’i lërë banorët e qytetit edhe tre ditë pa ujë, për të kuptuar se sa kërkesë ka.

Sipas tij, askush nuk u ankua (shih videon me deklaratën e drejtorit).

Pas deklaratës së çuditshme të drejtorit të Ujësjellësit, blogeri durrsak Olti Curri ka kërkuar shkarkimin e tij nga detyra.

Curri e ka krahasuar ‘eksperimentin’ e Lulos me ato që zhvilloheshin në kampet e përqendrimit.

Statusi i Olti Currit:

Kush eshte ky idiot qe ben eksperimente si ne kampe perqendrimi me shqiptaret duke i lene pa uje tre dite vetem e vetem per te pare nese do te reagojnë !!!
Urgjent shkarkim nga detyra….