Ish-kryeministri Fatos Nano është rishfaqur sërish!

Dy ditë pas marrjes së rekomandimit nga KE për hapjen e negociatave, ish-kryeministri është fotografuar teksa po udhëtonte drejt Vienës, “shtëpisë së tij të dytë”.

Nga fotoja e publikuar nga JOQ, duket se Nano gëzon ende shëndet të mirë, pasi nuk duket se vitet e kanë prekur shumë. Tashmë është bërë më shumë se një dekadë që ish-kryeministri dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të PS-së, për t’i lënë vendin Ramës.

Ndërkohë po sot u bë publik lajmi se në krye të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) është emëruar Sokol Nano, djali i ish-kryeministrit, Fatos Nano.