Që nga dita e mërkurë askush nuk di gjë për fatin e të riut Matteo Barbieri, 19 vjeç, banor në periferi të Romës, Itali. Natën mes 11 dhe 12 korrikut, rreth orës 00.36, sapo kishte përfunduar turnin e tij të punës, ai i ka dërguar një mesazh të fejuarës së tij, Dianës, ku i shkruante “e dashur sapo mbarova punën dhe po kthehem në shtëpi”. Në orën 23.43 i kishte dërguar sms nënës së tij duke ku i uronte natën e mirë.

Por që nga ajo kohë nuk dihet më asgjë për të. E fejuara e tij shpjegon se sapo Matteo kthehej në shtëpi ata nisnin të shkëmbenin mesazhe apo thirrje telefonike. Por megjithëse i ka rënë pa pushim telefonit atë natë, nga Matteo nuk mori më përgjigje.

Që nga ai moment familjarët dhe policia kanë nisur kërkimet, por deri më tani asgjë nuk dihet për fatin e 19-vjeçarit italian.