Dy prindër të krishterë në SHBA kanë lënë vajzën 10 muajshe të vdesë për kequshqyerje dhe dehidratim, pasi refuzuan ndihmën mjekësore për arsye fetare.

Seth Welch dhe Tatiana Fusari, të dy 27 vjeç, u akuzuan për vrasje dhe abuzim me fëmijën këtë të hënë pas vdekjes së vajzës së tyre, Mary, të enjten e 2 gushtit.

Teksa gjykatësi i Gjykatës së Kent County po jepte akuzat, Seth u habit dhe mbeti gojëhapur ndërsa bashkëshortja e tij shpërtheu në lot sepse mund të dënohen me burg të përjetshëm.

Prindërit 27-vjeçarë nuk kërkuan ndihmë mjekësore "për shkak të frikës nga shërbimet e mbrojtjes fëminore, mungesa e besimit në shërbimet mjekësore dhe arsyet fetare", thuhej në dokumentet e gjykatës.