Incidenti i pabesueshëm ka ndodhur në jug të Kalifornisë, në SHBA.

Një automjet ‘ka kërcyer dhe është ngulur’ në fasadën e pallatit.

Makina tip Nissan ka mundur të mbërrijë në fluturimin e saj deri në katin e dytë të godinës, në katin e parë të së cilës ndodhet një laborator dentar.

Makina u “ndihmua” në fluturimin e saj nga një trafik ndarëse, që shërbeu si trampolinë që mjeti të ngjitej deri në katin e dytë.

Është dashur ndihma e një vinçi për ta nxjerrë mjetin nga vendi ku ishte ngulur.