Sot është e premtja e zezë! Bëhet fjalë për të premten e fundit të nëntorit, e cila njihet në shumë vende të botës si “Black Friday”.

Në këtë ditë uljesh masive në dyqane, më shumë se 164 milionë amerikanë do të blejnë produktet që u kanë vënë syrin.

Kjo shifër nuk llogarit vetëm blerjet nëpër dyqane, por edhe ato online në internet.

Në përpjekje për të joshur sa më shumë konsumatorë, uljet drastike nisën këtë herë që të enjten pasdite.

Pritshmëritë e Federatës Kombetare Amerikane të shitësve me pakicë janë të mëdha.

Ndërkohë që në orët e hershme të mëngjesit, njerëzit janë vënë në radhë të gjata përpara dyqaneve në New York, ku kanë sfiduar për orë të tëra të ftohtin me shpresën e blerjeve sa më të leverdisshme.

Ndërkohë vitin e kaluar, ndër artikujt më të shitur në ditën e të premtes së zezë listohen veshjet, pajisjet elektroshtëpiake, librat dhe bizhuteritë.