Një ish-kandidate politike është qëlluar për vdekje nga gruaja e të dashurit të saj në një shtëpi në periferi të Filadelfias, dhe më pas agresorja ka qëlluar veten, ka bërë të ditur policia.

Jennair Gerardot, 48 vjeç, hyri në shtëpinë e Meredith Chapman, 33 vjeç, dhe e priti atë kur u kthye në shtëpi të hënën në mbrëmje.

Hetuesit thonë se znj. Gerardot gjatë atentatit ishte maskuar. Ajo kishte zbuluar se burri e tradhtonte me Meredith Chapman, dhe për t’u hakmarrë ajo e ka vrarë atë dhe më pas ka qëlluar veten.

Të dy gratë janë gjetur në shtëpi nga policia.  Detektivët thanë se trupi i Gerardot u gjet në kuzhinë, jo shumë larg Chapman. Policia gjeti dhe dy plumba në vendngjarje. Zyrtarët gjetën bashkëshortin e Jennair Gerardot, Mark Gerardot, i cili po rrinte jashtë shtëpisë ku ndodhi ngjarja tragjike.

Pasi lexoi tekstet shqetësuese që i kishte shkruar bashkëshortja e tij Gerardot, ai i tha policisë: “Gruaja ime mund të jetë brenda”.

Ai kishte lënë një takim me të dashurën e tij Meredith Chapman për darkë atë mbrëmje, por u shqetësua kur ajo nuk erdhi në takim, tha ai për hetuesit. Policia tha se Gerardot ishte “duke pritur” për viktimën e saj.