Marrëdhënia treshe mes Egla Harxhit, Ale de Basseville dhe Alesias ka qenë shumë e komentuar në media, megjithatë nuk zgjati shumë pasi ish-Missi deklaroi se ajo është ndarë dhe tani është në një marrëdhënie në çift me fotografin.

Egla nuk e ndjek më në ‘Instagram’ Alen dhe i ka fshirë të gjitha fotot me të, por mesa duket ato të dyja kanë ruajtur marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën edhe pas ndarjes. Në një intervistë për “Panorama”, ish-misi është pyetur për jetën e saj të re si nënë, si dhe për deklaratën e moderatores së njohur Dajana Shabanit në lidhje me marrëdhënien e tyre treshe.

“Rrini të tre, por mos bëni fëmijë të paktën. Ky më duket një budallallëk i madh. Po pse kanë zgjedhur Libofshën xhanëm? Apo është ajo nga Libofsha?”, ka thënë Dajana për to.

Mirëpo kjo gjë e ka acaruar Eglën, e cila i është përgjigjur me ofendime, duke i dale në krah ish-partneres së saj Ales.

“Nuk ka asgjë të keqe të jesh kundra diçkaje, por kur ke arsye dhe ke argumente. Fjalori i limituar dhe injoranca e shoqërisë së sotme është e frikshme. Një moderatore që askush nuk e njeh, përpiqet të përbaltë me fjalorin e saj të limituar diçka të cilën nuk e kupton dhe nuk e njeh. Është e njohur që nga fillimet e civilizimit njerëzor që raca njerëzore atë që nuk e njeh dhe nuk e kupton, e përbalt. Do e pyesja këtë vajzë të shkretë se çfarë ka bërë në jetën e saj, çfarë ka bërë ajo përpara se të gjykojë të tjerët?"

"Shqipëria ka nevojë për vizion dhe njerëz të cilët mund të investojnë, jo për njerëz të paditur. Nuk habitem që ky vend është në këtë gjendje, sepse njerëz të shkretë si puna e saj që nuk kuptojnë asgjë, nuk kanë pikën e kulturës dhe kanë dy gram tru në kokë, kanë të drejtën e votës. Përsa i përket, bëjmë apo jo ne fëmijë, nuk është për atë të vendosë, ndaj mos të na tregojë se çfarë duhet të bëjmë. I them të shohë punën e saj dhe i them se je vetëm një moderatore në një provincë të vogël dhe rëndësia jote është inekzistente. Kur të arrish 1 të 1000000-ën e asaj që Ale ka arritur të bëjë në jetë, mund të flasësh e t’i përmendësh emrin!", ka thënë ajo.