Konkursi i bukurisë “Miss e Mister Turizmi”për të 14-in vit radhazi rrugëton duke rijetësuar, kultivuar dhe propaganduar trashëgiminë kulturore dhe kulinare tek rinia.

Në konkursin e këtij viti merrnin pjesë 23 djem e vajza të moshës 16 deri në 21 vjeç nga shumë qytete e krahina si Durrësi, Tirana, Dibra, Elbasani, Kavaja, Kosova, Fieri, Lushnja etj. Gara mes konkurentëve ishte mjaft e fortë.

Spektakli shpalli jo vetëm më të bukurit por edhe konkurentët më inteligjentë. Kurora e Miss Turizmit shkoi tek 16-vjeçarja nga  Durrësi, Klaudia Sula, ndërsa Mister Turzmi u shpall Bajram Deda, 18 vjeç,nga Shijaku.

Eventi veror u zhvillua në resortin “Prestige”.

Në dy kategoritë e tjera të bukurisë fitues u shpallën:

  • “Miss plazhi”– Anxhela Qoka, 17 vjeçe, nga Këmishtaj
  • “Mister plazhi” – Melsi Bani, 17 vjeç, nga Patosi
  • “Princi i detit” – Danilo Saveto, 18 vjeç,nga Divjaka
  • “Sirena e Detit” – Sindi Myftari, e cila mban kurorën “Miss Durrësi.

Ishte juria e specializuar, në përbërje të cilës ishin emra të njohur, që bëri përzgjedhjen e tre çifteve fitues të çmimeve respektive.

Kryetare e Jurisë ishte Ornela Cuci, zëvendës ministre e turizmit, Ledion Lako, drejtor i projekteve për turizmin, dhe Ermir Dizdari, Mjeshtër i madh i punës, etj.

Të ftuar në event ishin këngëtarët Olta Boka, Erik Lloshi, Mateus Frroku, grupi i valleve etj.  Fituesit morën një bursë nga universiteti “Luarasi”.

Produksioni nën drejtimin e Myzejen Kondurit arriti suksesin e radhës. Ky event që fillimisht u paragjykua dhe u shpërfill, tregoi me vizionin e tij që vlerat e kësaj trashëgimie na bëjnë krenarë.

K.H.