Emrat e çuditshëm që VIP-at shqiptarë kanë zgjedhur për fëmijët

Postuar: 15/04/2018 - 16:28

Vajzën e parë e quajtën North West që në shqip do të ishte Veri Perëndim, djalin Saint West, Shën Perëndimi dhe emri i fëmijës së tretë të Kanye West dhe Kim Kardashian s’mund të bëhej më i çuditshëm. Në Janar çifti vendosi emrin e pazakontë të vogëlushes së porsalindur Chicago West.

Por, nëse Kim dhe Kanye mendojnë se nuk kanë konkurrencë për emra të çuditshëm fëmijësh, thjeshtë nuk kanë dëgjuar për blogeren Estela Ujka, apo personazhe të tjerë të njohur shqiptarë.

Ujka “theu” internetin shqiptar me emrin e padëgjuar që zgjodhi për vajzën e saj të tretë që është pikërisht Damar Brooklyn.

“Doja një emër të veçantë për Damar, ashtu si motrat e saj Lorest dhe Sharmin që janë unikë mendoj unë. Doja që ajo të kishte një emër të fortë”, tha Uka për “Jo Vetëm Modë”.

Një lidhje shpirtërore me kryeqytetin britanik ka edhe çifti Ledion Liço dhe Sara Hoxha. Fëmija i tyre i parë London Noor Liço është i destinuar ta thërrasin përjetë me emrin Londër, qyteti ku prindërit e tij thonë se u lind natyrshëm dashuria mes tyre.

Të pavendosur për emrin që do t’i vinin të birit ishin edhe moderatori Alban Dudushi dhe partnerja e tij Bieta Sulo, të cilët zgjodhën për djalin e tyre dy emra krejtësisht shqiptar, Kroi Art.

Dhe meqë e nisëm me Kardashianët, Zaimina Vasjari zgjodhi për të bijën pikërisht emrin e një prej motrave të famshme, Khloe, i cili vjen nga antikiteti grek dhe në shqip mund të përkthehej lulëzim.

Muajin e kaluar, Ermal Mamaqi dhe partnerja e tij Amarda Toska u bënë prindër për herë të dytë, Joeli u bë me motër. Por, ai që u kthye në lajm më vete ishte emri që çifti zgjodhi për vogëlushen. Sia është emri i saj, njëlloj me atë të kantautores australiane, megjithëse sipas Mamaqit nuk është kopjuar aspak prej saj./tvklan.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Këngëtarja dhe moderatorja Orinda Huta është shfaqur më seksi se kurrë e veshur me rroba banjo trup.

   Mbyllja e Botërorit ishte fatlume për Francën, e cila fitoi trofeun më të madh futbollistik, pasi mundi 4-2 në finale Kroacinë.

   Edhe shqiptarët duhet të jenë krenar për finalen e këtij Botërori, ku në ceremoninë para ndeshjes ishte Era Istrefi, e cila interpreto

   Ndeshja midis Kroacisë dhe Francës nuk ishte e bukur vetëm nga spektakli i dhuruar nga ana futbollistike.

   Edhe pse asnjë plazh i bregdetit shqiptar nuk është i hapur për nudistët, pushueset femra preferojnë që dielli t’u kapë çdo cep të tru

   Torino i jep fund pritjes “së shekullit” për atë që konsiderohet prej ditësh nga mediet sportive si “goditja e shekullit”.Me përjashti

   Një fundjavë mbushur me rrëfime të forta ishte kjo e radhës në ‘Një kat më lart’.

   Ai ka gjetur një slogan për veten: “Vëllai deputet i të rinjve dhe sportistëve.” Dhe shton: “Nusja ime nuk është e kënaqur me këtë ven

   Simboli i shqiponjës dykrenare, kohëve të fundit është bërë ndër simbolet më të famshme në botë.

   Një ajsberg gjigand ka mbërritur në bregun e detit në Innaarsuit, një fshat i vogël në Groenlandë.