Nuk është hera e parë që Daily Mail shkruan për fëmijët e pasanikëve shqiptar, por kësaj here duket se kanë sjellë edhe një herë në vëmendjen luksin e tyre, përmes disa fotove të postuara në faqen e Instagaramit "fëmijët e pasur shqiptar".

Siç shihet edhe nga pamjet, janë disa të rinj të cilët pozojnë me makina super të shtrenjta, lekë nëpër duar, aksesorë floriri, si dhe femra të zhveshura në makinë, për të cilët Daily Mail ka nga një koment.