Sot është një ditë festë në familjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Djali i tij i vetëm, Drini, feston 7-vjetorin e lindjes dhe siç është bërë tashmë traditë, nuk mund t’i mungonte festa surprizë që familja i kishte rezervuar vogëlushit.

Një festë mes miqve të Drinit, me tortë dedikuar atij, tullumbace e muzikë ka qenë gjithçka që e ka surprizuar Drinin.

Kjo është ndër të paktat postime që Tahiri ka bërë së fundmi në profilin e tij në Facebook dedikuar familjes.