Festimet për ditën e Shën Valentinit në shtete të ndryshme

Postuar: 14/02/2018 - 11:31

Amerikanët festojnë Ditën e Shën Valentinit çdo vit më 14 shkurt. Imazhet e zemrave janë kudo, siç janë trëndafilat e kuq dhe kutitë e çokollatave për t’ia dhënë personit të veçantë. Ju mund të thoni se “dashuria është në ajër”.

Shumë vende të tjera festojnë edhe Ditën e Shën Valentinit, secila në mënyrën e vet. Më poshtë ky artikull i VOA ju sjell vështrim në traditat e Ditës së Shën Valentinit në katër shtete.

Japoni

Për japonezët, Dita e Shën Valentinit ka të bëjë me çokollatën! Më 14 shkurt, gratë në Japoni japin dy lloje çokollate. Njëra quhet Giri-choco. Tjetra është Honmei-choco. Gratë përgatisin Honmei-choco shtëpi për t’ia dhënë dikujt të veçantë.

Danimarkë

Dita e Shën Valentinit është një festë e re në Danimarkë. Të rinjtë në vend filluan ta festonin atë në fillim të viteve 1990. Ndërsa amerikanët japin trëndafila të kuq, të rinjtë danezë festojnë Ditën e Shën Valentinit me lule të bardha të quajtura “flokëbore”. Ata ua japin lulet miqve dhe të dashuruarve.

Brazil

Në Brazil, festimet e karnavaleve në vend e zbehin ditën e Shën Valentinit. Pra brazilianët shënojnë një ditë të ngjashme më vonë gjatë vitit, më 12 qershor. Festa quhet Dia dos Namorados, ose Dita e të Dashurve. Brazilianët festojnë me dhurata, lule dhe çokollata, në të njëjtën mënyrë si amerikanët. Por në vend të festimit të Shën Valentinit, ata festojnë Shën Antoni.  

Filipinet

Filipinet festojnë ditën e Shën Valentinit në një mënyrë madhështore me dasma të mëdha në grup. Në të vërtetë, në vitet e fundit, më 14 shkurt është bërë një nga përvjetorët më të zakonshëm të martesave në vend. Qindra apo edhe mijëra çifte filipinase mblidhen në një vend për të thënë “Po” gjatë një ceremonie publike. Zyrtarët e qeverisë lokale mund të udhëheqin dasma masive. Ceremonitë janë shpesh të lira dhe përfshijnë lule, një tortë martese dhe nganjëherë edhe unaza martese./tvklan.al 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në zonën e Xhamllikut në Tiranë është filmuar një video, ku një grua tenton të qëllojë me dërrasë një të moshuar, ndërsa ulëret dhe shan

“Ka një mesazh për ty” shfaqi rastin e një gruaje të re, nënë e dy fëmijëve e cila ka qenë në të kaluarën, pre e dhunës në familje.

Jetesa e Adelina Tahirit me milionerin maqedonas është e rrethuar nga luksi.

   Gërmimet arkeologjike afër murit kinez kanë zbuluar mbetje të një qytetërimi 2000 vjeçar.

   Ylli i Bollywood, Sridevi Kapoor, ka vdekur nga një atak në zemër.

   Një i ri dhe gjyshja e tij u vranë në Indi, kur një dhuratë për dasmë shpërtheu, ndërkohë që të sapomartuarit po e hapnin.  

   Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli është shprehur për jetën e tij private i ftuar në emisionin "Thumb".

   Ka emrin e një prej markave më luksoze në botë, dhe nuk është çudi që hoteli Versace në Dubai të jetë as më shume as më pak se befasue

   Lek Plepi është shfaqur në një foto mjaft provokuese me aktorin e humorit Albano Bogdo.