Një person nga Franca juglindore ka fituar lotarinë “My Million” për herë të dytë në më pak se dy vjet.

Një gjë e tillë sipas matematikanëve mund të ndodhë një në 16 trilionë.

Fituesi, emri i të cilit nuk u publikua, fitoi çmimin e tij të parë prej 1 milion euro në nëntor të viti 2016 dhe vazhdoi të luajë çdo javë, raporton BBC.

Muajin e kaluar ai fitoi çmimin e tij të dytë prej 1 milion euro.

Vendi në rajonin Haute – Savoie ku është blerë bileta tha se fituesi mezi kishte reaguar, duke shtuar: “Unë mendoj se ai është mësuar për të fituar”.

Matematikanë të cituar nga gazeta ‘Le Parisien’ thanë se shanset për të fituar ‘My Million’ një herë ishin rreth një në 19 milionë.

Muajin e kaluar një burrë australian fitoi një lotari lokale dy herë në javë, duke mbledhur më shumë se 1 milion dollarë çdo herë.

Organizatorët e lotarisë thanë se shanset për të fituar një herë ishin një në 1.845 milionë.

“Ne nuk e dimë askënd tjetër që ka fituar dy herë në javë”, tha Matt Hart, zëdhënësi i lotarisë ‘New South Wales’ për agjencinë e lajmeve AFP.