Saddam Husseini nuk hipi kurrë në jahtin “Basrah Breeze” 82 metra të gjatë të ndërtuar për të në vitin 1981 e cila tani do jetë në dispozicion për pilotët e detit që udhëtojnë brenda dhe jashtë Basras.

Dalily Mail shkruan se bashkë me thesaret e tjera të mbetura nga diktatori irakian i rrëzuar në vitin 2003 gjatë pushtimit të udhëhequr nga SHBA dhe i varur tre vjet më vonë për krime kundër njerëzimit qeveritë që pasuan po përpiqen të gjejnë një përdorim për anijen.

Meqenëse Iraku e mori atë në 2010, pas një beteje gjyqësore dhe një odiseje prej tre dekadash jashtë vendit, ajo ka qenë kryesisht e ankoruar në Basra.

Pajisur me një suitë presidenciale që përbëhej nga hapësirat private të Sadamit, dhomat e ngrënies dhe dhomat e gjumit, si dhe 17 dhoma të vogla, 18 kabina për ekuipazhin dhe një klinikë, anija e pajisur dhe dekoruar me shumë opsione u vendos në shitje për 30 milionë dollarë.

Qeveria nuk arriti të gjejë një blerës dhe për dy vitet e fundit ‘Basrah Breeze’ shërbeu për Universitetin e Basrës, ku priste hulumtues për udhëtime për të studiuar jetën detare.