Teksa për futbollistin e kombëtares portugeze Cristiano Ronaldo, po flitet vazhdimisht për golin kundër Spanjës në Botërorin e Rusi 2018, e dashura e tij Georgina Rodriguez nuk kalon pa u vënë re në “Gran Canaria Swimwear fashion week”.

Rodriguez shfaqet me një bark dyshues, vetëm shtatë muaj nga lindja e Alana Martina. Me një bluzë të zezë dhe fund fosforeshent Georgina ngjall dyshime dhe bëhet lajm nëpër mediat rozë.

Të jetë vallë sërish shtatzënë Rodriguez? Kjo mbetet për tu parë!