Disa tifozë nga Meksika, kanë pushtuar rrjetet sociale për shkak të një ideje brilante me shokun e tyre. 

Pesë burra të martuar kishin marrë vendimin për t’u nisur drejt Rusisë me një autobus tipik nga vendi i tyre, saqë kishin arritur të grumbullonin edhe shpenzimet për diçka të tillë, por në fund, njëri prej tyre, i quajtur Havier, i dha lajmin e trishtuar se nuk mund të shkonte, pasi ishte gruaja që nuk e lejonte të ndërmerrte këtë udhëtim.

Gjithsesi, 4 tifozët e tjerë vendosën të nisen në udhëtim, dhe arritën në Rusi në 14 qershor, pak para ndeshjes hapëse që vendasit luanin ndaj Arabisë Saudite.

Udhëtimin e kishin nisur që në prill, por gjatë rrugës, 4 tifozët poston foto ku kishin edhe të munguarin Havier me vete, por në një karton të printuar 3D. Në bluzën që mbante veshur në karton, tifozi meksikan kishte një portret të zymtë, dhe mbante veshur një bluzë: “Nuk më lë gruaja.”