Një fotograf ka kamufluar kamerën e tij GoPro në një pyll në Bruneo, duke dashur të filmonte majmunët, për t'i zënë në momentet më të zakonshme dhe pa i shqetësuar.

Por e çuditshmja është se fotografi Ian Wood nuk e ka pritur se një nga orangutangët do t’i afrohej paisjes GoPro dhe të shkrepte vetë fotografi.

"Desha të shihja reagimet e tyre spontane në ambientin ku jetojnë, përfitova më shumë se ajo që kërkova", ka thënë Wood lidhur me rastin.

Teksa kafshë të tilla i dëmtojnë kamerat, ky orangutang ishte shumë i kujdesshëm dhe realizoi selfie të përkryera, megjithëse i theu ekranin dhe njërën mbajtëse.