Një modele rrjetesh sociale e cila ka 600 000 të regjistruar në kanalin e saj në YouTube dhe mbi 100 000 ndjekës në Instagram, ka lënë banesën ku jetonte me qira në Mançester në një gjendje të tmerrshme.

Madje, sipas qiradhënësve, vajza 24-vjeçare është larguar pa shlyer detyrimet që kishte ndaj tyre.

Kayla Jenkins, e njohur si Okaylaaa, e ka lënë apartmentin me jashtëqitje qeni dhe shumë të ndotur, siç shihet nga fotot e mëposhtme.