Një modele është kritikuar nga fansat e saj që nuk është mirë nga trutë e kokës. Gjithçka ndodhi pasi ajo postoi në mediat sociale një “selfie” me babanë e vdekur në spital.

Jelica Ljubiçiç, këngëtare dhe modele serbe, duket pranë të atit që ka ndërruar jetë në një shtrat spitalor. Në foto duket modelja dhe babai i saj, ndërkohë që ajo ka shkruar “Baba, u prehsh në paqe!”, shoqëruar me disa ikona vajtuese.

Përdoruesit e mediave sociale i thanë modeles se nuk është mirë nga trutë. Pas reagimit që patën ndjekësit, ajo i ka fshirë të gjitha llogaritë e saj sociale.