Përmbytjeve në Durrës, nuk i ka shpëtuar as nënkalimi i “Velierës”.

Siç mund ta shihni edhe në fotot që publikon “DurrësLajm”, nënkalimi është i mbushur me ujë duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

Kjo situatë ndodh në këtë nënkalim që prej krijimit të tij, sa herë ka reshje me intensitet të madh në Durrës.

Ndërkohë punimet për përfundimin e projektit aq shumë të diskutuar nuk kanë nisur ende, edhe pasi Gjykata Administrative në Durrës u shpreh për zhvillim të projektit por pa prekur zonën arkeologjike A.