E veshur me fanellën e ekipit kombëtar ajo shikoi nga afër ndeshjen në mes të Kroacisë dhe Francës.

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarović me gjithë humbjen u pa e buzëqeshur.

Shiu nuk e ndali atë që të përqafonte secilin lojtarë nga të dyja ekipet para se ata të merrnin medaljet përkatëse.

Gjithë kjo bëri që ajo të mbahet gjatë në mendjet e tifozëve të futbollit.

Franca mposhti Kroacinë 4:2 për të fituar për herë të dytë në histori Botërorin.