Këto ishin fotot e fundit të 32-vjeçares Semra Aysal, që kishte shkuar së bashku me bashkëshortin të shihte luginën e Fluturave.

Pasi shkrepi disa foto me bashkëshortin, i kërkoi atij t’i bënte edhe disa vetëm.

Teksa po jepte poza para të shoqit, shtatzëna humbi ekuilibrin duke rënë në shkëmbinj nga një lartësi mbi 300 metra.

Shanset që të shpëtonte ishin zero, por megjithatë bashkëshorti thirri menjëherë ambulancën dhe forcat e shpëtimit, të cilët gjetën vetëm trupin e pajetë të gruas dhe fëmijës së saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së hënës në Provincën Mugla të Turqisë, e njohur për bukuritë e mëdha natyrore.