Komunikimi në çift është tepër i rëndësishëm, qoftë edhe kur është përmes mesazheve. Femrat duhet ta mendojnë mirë kur i shkruajnë partnerit, pasi shpesh mund të bëjnë gabime, të cilat atë e mërzisin.

Si rezultat, ai mund të mos ju shkruaj për orë të tëra apo edhe të largohet përfundimisht nga ju. Por cilat janë gabimet që bëjnë femrat:

I dërgoni vazhdimisht mesazhe

Ky është një zakon të cilin duhet ta ndërprisni sa më shpejt. Mos dërgoni 10 mesazhe brenda 1 minute, ndërkohë që të gjitha ato që do të thuash mund t’i përmbledhësh vetëm në një, edhe pse në formë romani. Ky rregull është mirë të përdoret edhe në Viber apo Whatsapp.

I shkruani fjalët me gërma KAPITALE.

Një mesazh në formë shoqërore, apo edhe më shumë, është më i përshtatshëm kur shkruhet me gërma të vogla. Sepse nëse ju përdorni kapitale, e bën tjetrin të mendojë që dëshironi të tregoni karakterin tuaj sundues. Nuk po themi që mos i përdorni asnjëherë, por jo gjithmonë.

E korrigjon

Ndoshta ai shkruan me shpejtësi, ndoshta nuk është perfekt në drejtshkrim etj. Në çdo rast, nëse shikoni gabime drejtshkrimore, kalojeni dhe mos ia përmendni.

Emoji, emoji, emoji

Të gjithë janë të entusiazmuar me emoji-t, por nuk është nevoja të mbushni çdo mesazh me zemra, figura etj. Meshkujt janë pak më të thjeshtë gjatë shkrimit të mesazheve dhe me këtë duhet të mësoheni.

Flisni me veten

Ky fenomen përsëritet shpesh gjatë kohës që jeni të zënë ose të mërzitur me njëri-tjetrin. Ju i dërgon një mesazh-monolog, por të jeni të sigurta që ai lexon që nga rreshti i pestë e poshtë. Sa më shumë t’i shkruani, aq më pak lexon…e shumë më pak kupton.

Mundoheni shumë

Nëse jeni ende në fazën e flirtit, mos u mundoni ta surprizoni me mesazhe plot nënkuptime. Lëreni të bëjë ai hapin e parë dhe përgjigjuni siç duhet. Me pak fjalë, jini vetvetja.