*Ekstrovertët e varfër shpenzojnë proporcionalisht më shumë në blerjen e statusit

Edhe në ato raste kur njerëzit kanë mungesa parash, një përvojë e rastësishme por me fund të lumtur është shumë tunduese. Nga veshjet e luksit tek një lojë golfi, shpenzimi i parave pa kriter, jo vetëm që i bën njerëzit të ndihen më mirë, por ndikon edhe në rritjen e statusit të tyre tek miqtë apo edhe tek të afërmit, shkruan The Economist.

Dhe për ata të cilët nuk kanë shumë status, një taktikë e tillë duket e rëndësishme për ta filluar sa më mirë. Kërkuesit e ndryshëm kanë vërejtur se njerëzit që kanë të ardhura të ulëta shpenzojnë një vlerë më të madhe se të ardhurat e tyre në gjëra të cilat ata i perceptojnë që do të ndikojnë në përmirësimin e statusit të tyre.

Megjithatë, kërkimi i kryer nga Blaine Landis dhe Joe Gladstone nga University College në Londër, vë në dukje se ky fakt nuk është i vërtetë për të gjithë. Dallimet në personalitet kanë një ndikim të madh në mënyrën se si njerëzit e përballojnë varfërinë.

Në studimin e tyre, të botuar në Shkencat Psikologjike, dr. Landis dhe dr. Gladstone analizojnë një vit të të dhënave nga më shumë se 700 llogari bankare britanike gjatë vitit 2014. Ata i klasifikojnë blerjet në kategori, duke filluar nga statusi i lartë (fluturime në vende të huaja, produkte elektronike, etj.) në ato me status të ulët (paratë e shpenzuara në dyqanet e mallrave me zbritje). Më pas, ata bëjnë lidhjen e këtyre rezultateve me testimet e personalitetit të marra nga mbajtësit e llogarive.

Sipas këtij studimi, shpenzimet për artikujt që ndikonin në rritjen e statusit të një individi shënuan rritje me vetëm disa qindra paund në vit. Gjithashtu po sipas të njëjtit studim, ekstrovertët shpenzonin më shumë nga të ardhurat e tyre në mallra dhe shërbime luksoze sesa personat introvertë. Referuar edhe studimeve të mëparshme, njerëzit që kanë dëshirë të dalin më shumë nëpër lokale apo të shkojnë nëpër festa të ndryshme, shpenzojnë një sasi të madhe të të ardhurave në produkte dhe shërbime luksi, në krahasim me grupin tjetër të personave që janë të mbyllur dhe nuk kanë dëshirë të dalin fare.

Dr. Landis dhe Dr. Gladstone gjithashtu gjetën se hendeku u zgjerua me rritjen e nivelit të varfërisë. Ekstrovertët me të ardhura vjetore prej 10,850 paund (17,780 dollarë; 25% e të ardhurave individuale britanike në 2014), shpenzonin rreth 65% më shumë për mallrat e luksit në krahasim me introvertët. Ndërsa rreth 75% e introvertëve me të ardhura me 28,470 paund, shpenzonin rreth 14%. Këto të dhëna tregojnë mjaft mirë se sa të ndjeshëm janë ekstrovertët për të mbajtur në nivel sa më të lartë statusin e tyre.

Dr. Landis beson se një informacion i tillë është shumë i rëndësishëm për politikëbërësit, të cilët mund të jenë duke u përpjekur të krijojnë veshje të ngjashme dhe pothuajse të një mase për t’u ardhur në ndihmë njerëzve me të ardhura të ulëta për të menaxhuar paratë. Ai sugjeron që një qasje që merr parasysh personalitetet e njerëzve mund të jetë më efektive. Dhe ndoshta kjo është e vërtetë. Por është e vështirë të imagjinohet se një njeri i zakonshëm, sado liberal dhe i dalë të jetë, të lejojë një inspektor qeveritar të përcaktojë sesa ekstrovert është ai. /Monitor/