Vijon trajnimi në terren “Një ditë Polic Trafiku në qytetin tim", projekt i realizuar nga Qendra" Konsumatori Shqiptar", me mbështetjen e SCPA dhe Ambasadës Suedeze në Shqipëri.

Edhe ditën e sotme është zhvilluar një trajnim në terren me disa nxënës të gjimnazit “Gjergj Kastrioti", të cilët në bashkëpunim me Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë këshilluar dhe ndihmuar përdoruesit e rrugës si të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Në ditët në vijim, trajnimi në terren do të vijojë me nxënës të tjerë.

“Drejtoria Vendore e Policisë Durrës sa më pranë qytetarëve, më qëllim rritjen e bashkëpunimit Polici-Komunitet në kuadër të një jete më të sigurt”, – thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.