Një grua nga Britania e Madhe, ka jetuar 28 vjet me një lente kontakti të ngecur në sy pasi e kishte humbur pas një goditjeje të marrë gjatë një loje në moshën 14 vjeçare.

Lenten e gjeti në syrin e saj pas 28 vitesh një okulist, i cili e zbuloi gjatë një rezonance. Ngjarjen e treguan për revistën 'Bmj Case Reports', mjekët e spitalit universitar të Dundee, në Skoci.

Gruaja, tashmë 42 vjeç, i ishte nënshtruar disa vizitave mjekësore si pasojë e problemeve në syrin e majtë. Qepalla e saj ishte enjtur dhe rezultonte e ulur mbi sy.

 Okulisti i cili e vizitoi, i bëri edhe një rezonancë. Kështu, mjekët kanë gjetur një kist 8mm me 6 në brendësi të të cilit ishte edhe lentja e fortë, e humbur në atë ndeshje para 28 vitesh.

Ka qenë nëna e pacientes e cila e kujtoi atë incident, gjatë të cilit e bija ishte goditur nga topi. Vetëm pas heqjes zbulimit të lentes, gruaja  kujtoi se qepalla e saj varej pak, por pa i dhënë shqetësime të mëdha.

"Me siguri që lentja është ngjitur në pjesën e sipërme të qepallës, shkruajnë autorët që ndërtuan ngjarjen në revistën mjekësore, dhe ka ndenjur aty për gjithë këtë kohë. Nuk është e qartë çfarë e shkaktoi inflamacionin pas gati 30 vitesh".