Bota e internetit dhe rrjetet sociale duket se i kanë ridimensionuar disa marrëdhënie sociale, por edhe jetën e individëve të thjeshtë.

“No Nut November” ishte trendi i përhapur në mënyrë virale që u përqafua me shpejtësi në rrjetet sociale dhe që i shpjeguar me pak fjalë do të thotë “një nëntor pa seks”.

Pjesë e kësaj “fushate” është bërë edhe reperja e famshme amerikane, Cardi B, e cila në një status në Twitter shkruan se ka 13 ditë pa bërë marrëdhënie seksuale.

“Po bëhen 13 ditë pa bërë seks! Po filloj të humbas shikimin në syrin e majtë!”, shkruan ajo.