Moderatori i njohur dhe gazetari Sokol Balla ka qenë i ftuar në emisionin ‘Një kat më lart’.

Ai ka zbuluar mjaft kuriozitete rreth vetes, ndër to edhe pasionin e madh për udhëtimet. I pyetur për eksperiencën më të keqe ai ka përmendur Indinë. 

“Mbaj mend para 3 vitesh, isha i ftuar në Dehli, Indi, por nuk isha vaksinuar. Vendi ku shkova ishte problematik. Kur jam kthyer në Shqipëri tre ditë isha shumë sëmurë, madje nuk mbaj mend asgjë nga ato tre ditë”, -ka treguar Sokoli. 

Më pas ai është shprehur se gjithçka ja ka vlejtur.