Hapet restoranti i parë nudo, lini pantallonat, palltot dhe çdo gjë tjetër që keni në trup tek dera dhe "voila", shijoni ushqimin dhe çdo gjë nudo që shikoni rreth e rrotull.

Bëhet fjalë për një restorant në Paris, Francë! Ky restorant shërben pjatat klasike franceze në formën më origjinale të mundshme, nudo.

"O'naturel", ndodhet në një rrugë të qetë të Parisit në jugperëndim dhe është restoranti i parë nudist i kryeqytetit francez, Parisit.

Të gjithë klientët përpara se të futen në këtë restorant njihen me disa rregulla që duhen zbatuar me përpikmëri nga të gjithë klientët.

Vetëm adoleshentët lejohen të rrinë të veshur në pjesën e ngrënies, gjithmonë të shoqëruar nga më të rriturit që duhet të jenë nudo patjetër.

Telefonat dhe aparatet fotografike janë absolutisht të ndaluara në këtë restorant.